LIHTENSHTAJN dhe SPANJË
Pas 3 ditëve, biletat në shitje të lirë
13 September, 2016 @14:51
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se, nëse anëtarët Gold dhe ata Official të Fan Clubit “Tifozët e Kombëtares” nuk blejnë biletat për ndeshjet Lihtenshtajni - Shqipëria dhe Shqipëria - Spanja deri më datën 16 shtator, ato do të dalin në shitje të lirë.
“Afati i fundit për rezervim është data 16 shtator 2016, më pas biletat do të jenë në shitje të lirë dhe biletaria e FSHF-së do të ketë bileta në dispozicion derisa të harxhohen të gjitha,” ka bërë të ditur njoftimi paraprak i FSHF-së.
Ndeshja Lihtenshtajni - Shqipëria zhvillohet më 6 tetor 2016 në Vaduz, ndërsa Shqipëria - Spanja më 9 tetor në Shkodër.