ELBASAN RASHANI
Rashani merr lejen e FIFA-s
13 September, 2016 @17:40
Elbasan Rashani do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit Albert Bunjaki për dy ndeshjet e muajit tetor.
Futbollisti i Rosenborgut, i cili më parë ka luajtur për përfaqësuesen e grupmoshave U17, U18, U19, U20 dhe U21 të Norvegjisë, ka marr lejen nga FIFA për ta ndëruar përfaqësuesen dhe për të luajtur për Kosovën në ndeshjet zyrtare.
Rashani edhe më parë ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, mirëpo për të luajtur në ndeshjet zyrtare, i është dashur leja nga FIFA.