ALEKSANDER CEFERIN
Slloveni në krye të UEFA-së
14 September, 2016 @14:50
Kandidati slloven për krye të UEFA-së, Aleksander Čeferin është zgjedhur kryetar i shtëpisë europiane të futbollit sot në Athinë.
Kongresi i Jashtëzakonshëm i UEFA-së pas votimeve ka numëruar 42 vota për Čeferinin karshi 13 votave për kandidatin holandez, Michael Van Praag, me të cilin ditë më parë u takuan kreu i FSHF-së Armando Duka dhe ai i FFK-së, Fadil Vokrri.
Slloveni 48 vjeçar, Čeferin, është kryetar i shtatë i UEFA-së dhe do të zë vendin e lënë bosh nga i pezulluari Michel Platini.
I martuar dhe baba i tre fëmijëve, slloveni 48 vjeç flet anglishten dhe italishten nga gjuhët e huaja rrjedhshëm, ndërsa ka qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Sllovenisë prej vitit 2011. Ai ka shërbyer edhe si nënkryetar i Komitetit Legal të UEFA-së nga viti 2011.