GIANNI DE BIASI MENDON PAS SHORTIT

BOROZANI/Lis Dorambari
Objektivat, pas shortit
12 December, 2015 @11:37
Shqipëria është në vazon e katërt të shortit për EURO 2016, si njëra ndër skuadrat më së ulëti të ranguara nga UEFA-ja, që nënkuptohet për shkak se janë debutues në një garë të këtij lloji.
Trajneri italian i përfaqëses shqiptare, Gianni De Biasi ka theksuar se objektivat e Shqipërisë do të përcaktohen pasi që të mësohen kundërshtarët e grupit.
“Objektivat do të përcaktohen pasi që të mësohen kundërshtarët e grupit,” ka thënë De Biasi në një bisedë me Zërin, duke shtuar se Shqipëria nuk ka ndonjë preferencë për kundërshtarët e grupit, pasi që të gjithë janë më të fortë sesa ajo.
Kuqezinjtë kanë arritur kualifikimin historik në EURO 2016 duke u renditur si vend i dytë në Grupin I kualifikues për Kampionatin Europian pas Portugalisë.
