FERRONIKELI MËSON PUSHIMIN

BOROZANI/E.D.
Tovërlani cakton pushimin
12 December, 2015 @10:41
Afrim Tovërlani, që dje zyrtarisht nisi punën me kampionin aktual të Superligës, Ferronikelin, u ka caktuar lojtarëve pushimin dimëror.
Kështu, stërvitjet e skuadrës do të vazhdojnë deri më datën 20 të këtij muaji, ndërsa lojtarët duhet të paraqiten pas Vitit të Ri më 11 janar 2016 në stërvitjet e radhës që nis përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit.
Ferronikeli ka përfunduar si lider pjesën vjeshtore të stinorit.