LIDERI FITON

ligue1.com
Ocampos shpëton Monacon
5 October, 2013 @20:00
Sulmuesi i ri argjentinas, Lucas Ocampos, ka shënuar gol vetëm katër minuta pasi që u fut në lojë për të shënuar golin vendimtar në ndeshjen derbi ndërmjet Monacos dhe St Ettiene-it sot.
Ai u fut në ndeshje në minutën e 83-të nga Claudio Ranieri për të zëvendësuar Yannick Ferreira Carrascon, që shënoi golin e parë të takimit. E Ocampos vetëm pas katër minutash në fushë realizoi golin, që përfundimisht mban Monacon në krye të tabelës edhe pas kësaj xhiroje.
Monaco sonte ka treguar shpirt luftarak në ndeshje ndaj St Ettiene për të dalë fituese në fund, derisa edhe Ranieri është treguar shumë kërkues gjatë gjithë ndeshjes për të arritur te trepikëshi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.