Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BURNLEY - ARSENAL

Odegaard vendimtar, Arsenali fiton

Odegaard vendimtar, Arsenali fiton


18 September, 2021 @18:04

Fitorja e dytë me radhë për Arsenalin në Premier League.

Pasi e mposhti Norwichin, sot Arsenal fitoi në ndeshjen e luajtur në udhëtim te Burnley.

Ishte norvegjezi Odegaard ai që me golin e tij në minutën e 30’ e dërgoi Arsenalin në pushim me epërsi.

Epërsia e krijuar nga norvegjezi u ruajt deri në fund dhe kështu Arsenali e mbylli ndeshjen me fitore minimale 0-1.

Pas 5 ndeshjeve, Arsenali është në kuotën e 6 pikëve, kurse Burnley është i parafundit në renditje me 1 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League