Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RUSI

Odise Roshi me raketë, dy-golësh dhe lojtar i ndeshjes

Odise Roshi me raketë, dy-golësh dhe lojtar i ndeshjes


1 July, 2020 @22:48

Mesfushori i krahut të kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të ekipit të tij rus Akhmat Grozny, duke i sjellë fitoren ekipit 1-3 [Lutsenko 90 - Kharin 15, Roshi 20p, 88] për të nxjerrë ekipin nga zona e rrezikshme e rënies së elitës së futbollit rus.

Pas golit të shënuar nga penalltia që ka bërë rezultatin 0-2, Roshi pak para fundit të ndeshjes ka goditur edhe një raketë nga afërsia, të pa-mbrojtëshme për portierin e Arsenal Tulas për të siguruar fitoren.

TABELA AKTUALE

Odise Roshi pas ndeshjes ka marrë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të takimit, derisa Akhmat i ka ikur zonës së rrezikshme me këtë fitore për momentin.

 


 
Të gjitha lajmet nga International