STAMBOLL

Okan Buruk trajner i ri i Galatasarayit
23 June, 2022 @11:10
Ish-lojtari i gjeneratës së artë të klubit të Galatasarayit, Okan Buruk, është rikthyer në ekip, por kësaj radhe si trajner.
Galatasarayi ka zyrtarizuar mbrëmë vonë marrëveshjen dhe arritjen e ish-lojtarit të Interit, që do të merr timonin e skuadrës verdhekuq nga Stambolli.
Buruk 48-vjeçar karrierën si trajner e nisi si ndihmës në reprezentacionin e Turqisë, ndërsa e vazhdoi më pas në Elazig, Gaziantep, Sivas, Goztepe, Akhisar, Rize dhe së fundi Basaksehir.
Me këtë, Galatasaray ka ndërprerë edhe marrëveshjen e ish-trajnerit Domènec Torrent, që ka kërkuar dëmshpërblim prej 1.5 milionë euro për ndërprerje të parakohshme të kontratës.
Ndërsa Okan Buruk u bë “hit” në mediat turke pasi që janë transmetuar fjalët se i ka thënë kryetarit të klubit - “për mua është nder të jem pjesë e Galatasarayit” dhe nuk ka folur fare për rrogë, duke nënshkruar kontratën dhe duke lënë që kryetari të vendosë vetë për rrogën e tij!