NIGERIANI
Olayinka mund të “shqiptarizohet”
20 October, 2015 @15:07
Sulmuesi 19 vjeçar i Skenderbeut, Peter Olayinka, mund të pajiset me pasaportë shqiptare.
Idenë për një gjë të tillë e ka përkrahur pikërisht anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, Fatbardh Jera, i cili në një emision sportiv të kanalit TVSH, ka thënë se do të ishte i pari që do ta propozonte atë madje edhe në kombëtaren kuqezi, ndërsa këtë tha se do ta bëjë qysh në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, shkruan Panorama Sport.
Për pajisjen e Olayinkas me pasaportë shqiptare më parë kishte propozuar kapiteni i ekipit korçar, Bledi Shkëmbi, që t’i jepet mundësia atij të luaj edhe në kombëtaren shqiptare.
Olayinka këtë stinor në 7 ndeshje në Kategorinë Superiore me Skenderbeun ka katër gola dhe dy asistime, duke qenë njëri ndër shtyllat kryesore në repartin e sulmit të korçarëve.