PRISHTINA
Ramiz Krasniqi jep dorëheqje
19 October, 2015 @17:13
Skuadra e Prishtinës nuk do të drejtohet më nga kryetrajneri i deritashëm, Ramiz Krasniqi.
Ky i fund, pas rezultateve të dobëta të ekipit, ka dhënë dorëheqje sot, bën të ditur faqja zyrtare e klubit, duke e falenderuar për kontributin derimë tani në klub.
Prishtina nën udhëheqjen e Krasniqit, ka dështuar totalisht në këtë stinor, ku pas dhjetë xhirove të para renditet e parafundit me vetëm dy fitore, karshi katër barazimeve dhe katër humbjeve.