BALLON D'OR
Kadidatët për Topin e Artë 2015
20 October, 2015 @8:32
Të gjitha arritjet nga 22 nëntori i vitit të kaluar, deri më 20 nëntor 2015 llogariten, derisa FIFA dhe France Football votojnë për fituesin e radhës të Topit të Artë.
Kapitenët e kombëtareve dhe trajnerët, nga e gjithë bota japin votën e tyre, ndërsa edhe gazetarët e përzgjedhur nga France Football e bëjnë një gjë të tillë për të përcaktuar zarfin e 11 janarit 2016 - që do të shpalos më të mirin e vitit 2015.
Kandidatët për Topin e Artë 2015 janë: Sergio Agüero (Argentina/Manchester City), Gareth Bale (Wales/Real Madrid), Karim Benzema (France/Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugal/Real Madrid), Kevin De Bruyne (Belgium/VfL Wolfsburg/Manchester City), Eden Hazard (Belgium/Chelsea), Zlatan Ibrahimović (Sweden/Paris Saint-Germain), Andrés Iniesta (Spain/FC Barcelona), Toni Kroos (Germany/Real Madrid), Robert Lewandowski (Poland/FC Bayern Munich), Javier Mascherano (Argentina/FC Barcelona), Lionel Messi (Argentina/FC Barcelona), Thomas Müller (Germany/FC Bayern Munich), Manuel Neuer (Germany/FC Bayern Munich), Neymar (Brazil/FC Barcelona), Paul Pogba (France/Juventus), Ivan Rakitić (Croatia/FC Barcelona), Arjen Robben (Netherlands/FC Bayern Munich), James Rodríguez (Colombia/Real Madrid), Alexis Sánchez (Chile/Arsenal), Luis Suárez (Uruguay/FC Barcelona), Yaya Touré (Côte d’Ivoire/Manchester City), Arturo Vidal (Chile/Juventus/FC Bayern Munich).
Kandidatët për Trajnerin e Vitit 2015 janë: Massimiliano Allegri (Italy/Juventus), Carlo Ancelotti (Italy/Real Madrid), Laurent Blanc (France/Paris Saint-Germain), Unai Emery (Spain/Sevilla FC), Pep Guardiola (Spain/FC Bayern Munich), Luis Enrique Martínez (Spain/FC Barcelona), José Mourinho (Portugal/Chelsea), Jorge Sampaoli (Argentina/Chilean national team), Diego Simeone (Argentina/Atlético Madrid), Arsène Wenger (France/Arsenal).
Pas votimeve të para, 26 tetor 2015 deri më 20 nëntor 2015 përzgjedhen tre futbollistët, tri futbollistet dhe tre trajnerët më të mirë - prej ku shkohet në votimin e më të mirit.