Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRBALLJET

Tre të shtunën, tre të dielën

BOROZANI/D.S.

Tre të shtunën, tre të dielën


19 October, 2015 @19:11

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot ka përcaktuar orarin e ndeshjeve për xhiron XI të Superligës, që i bie të jetë xhiroja e fundit e ciklit të parë të ndeshjeve të stinorit. 

Xhiroja hapet me derbin, Ferronikeli - Trepça’89 që luhet në Drenas, derisa të shtunën luajnë edhe Drenica-Drita dhe Istogu-Vushtrria. 

Të dielën, në program janë takimet: Liria-Hajvalia, Gjilani-Prishtina dhe Llapi-Besa. 

TABELA AKTUALE

Prishtina pritet të emërojë trajnerin e ri deri të dielën, derisa përballje interesante pritet të luhet si në Prizren ashtu edhe në Podujevë. 



Orari i ndeshjeve të xhiros XI:

E shtunë, 13:30 Ferronikeli - Trepça'89 Transmetim direkt në Supersport
E shtunë, 14:00 Drenica - Drita
E shtunë, 14:00 Istogu - Vushtrria
E diel, 13:30 Liria - Hajvalia Transmetim direkt në Supersport
E diel, 14:00 Gjilani - Prishtina
E diel, 14:00 Llapi - Besa

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga