FORMACIONI I MUNDSHËM
Opsioni i dytë, zgjedhje e Challandesit
7 June, 2019 @15:09
Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme para ndeshjes së dytë kualifikuese drejt EURO2020.
Pas arritjes në Podgoricë, njoftimit me terrenin ku do të luhet loja dhe stërvitjeve të bëra, Bernard Challandes ka bërë edhe planet për lojë por pa zbuluar formacionin e Kosovës, që pritet të zbret në fushë sonte ndaj malazezëve.
TABELAT DREJT EURO2020 dhe ORARI
E pritjet për 11-shen startuese të Kosovës janë kështu.
Derisa në portë i padiskutueshëm pritet të jetë Arijanet Muriç, në mbrojtje nuk pritet të ketë lëvizje të mëdha.
Në qendër janë dyshja Fidal Aliti dhe Amir Rrahmani, ndërsa majtas Benjamin Kololli e djathtas Mërgim Vojvoda, që mund edhe të zëvendësohet në rast nevoje nga Florent Hadërgjonaj.
TABELAT DREJT EURO2020 dhe ORARI
Në mes pritet të jenë Besar Halimi, Idriz Voca pak më të tërheqir, derisa Bersant Celina dhe Arbër Zeneli për aksione.
Në sulm, si sulmues nga prapaskena pritet të jetë Milot Rashica, derisa pika kyqe e sulmit është Vedat Muriqi, që me dyluftimet e tij të krijojë hapësirë për krahët.
Sa i përket mungesave të rëndësishme si Valon Berisha, Herolind Shala e Hekuran Kryeziu, Challandes ka bërë të ditur se ka dy opsione.
“Në raste të tilla trajnerët i kanë dy opsione: të vajtojnë për mungesat që kanë në ekip ose të kenë qasje pozitive dhe t’i zëvendësojnë ata që mungojnë dhe të përqendrohen te puna me ata që kanë në dispozicion dhe t’ju besojnë atyre. Unë jam prej atyre trajnerëve që e zgjedh opsionin e dytë”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.