DE BIASI

REUTERS
Optimist për të ardhmen
8 June, 2013 @11:50
Megjithëse Shqipëria u nda me barazim nga fusha Qemal Stafa në Tiranë, në ndeshjen ndaj Norvegjisë, trajneri i kuqezinjëve, Gianni De Biasi, përgjithësisht është ndarë i kënaqur me lojën e tij.
“Jam i kënaqur për paraqitjen që bëri skuadra. Të gjithë lojtarët luajtën mjaft mirë, ndërsa u munduan të jepnin maksimumin në fushën e lojës. Jam shumë i lumtur që i kemi marrë katër pikë nga një kundërshtar siç është Norvegjia, e cila ishte favorite kryesore në fillim të edicionit. Por sigurisht që zhgënjehesh disi kur humbet mundësinë për të fituar një ndeshje në fund. Më vjen keq që pësuam gol pak minuta para se të përfundoi loja,” tha De Biasi pas ndeshjes.
Tekniku italian po ashtu foli edhe për mungesat e shumta si Lorik Cana, Andi Lila, Odise Roshi, Alban Meha dhe Debatik Curri, duke theksuar se lojtarët që zbritën në fushë i mbuluan mungesat e tyre duke bërë një punë të shkëlqyer.