EL SHAARAWY

REUTERS/Alessandro Garofalo
City bën ofertë për El Shaarawyn
8 June, 2013 @11:28
Sipas lajmit të gazetës italiane, La Gazzetta dello Sport, Manchester City i ka ofruar Milanit 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit rosoner, El Shaarawy.
Milani deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur në adresë të El Shaarawyit.
Përveç Manchester Cityt, interesim për 20 vjeçarin kanë shprehur edhe Manchester United dhe Arsenal.
El Shaarawy këtë stinor ka shënuar 16 gola në Serie A, në 37 paraqitje për milanezët.