REAL MADRID

REUTERS/Juan Medina
Kontrata e shekullit
7 June, 2013 @12:10
Pasi që Neymari u transferua tek Barcelona, gjiganti spanjoll, Real Madrid, nuk dëshiron që ta humbas Cristiano Ronaldon.
Cristiano Ronaldo, gjatë stinorit kishte refuzuar ofertën e Los Blancos-ve për ta vazhdruar kontratën, por Madridi pritej që të bëjë një ofertë të re për superyllin, ofertë kjo e cila u emërtua nga spanjollët si “Kontrata e shekullit”.
Sipas mediave spanjolle, Real Madridi përgaditet të bëj një ofertë deri në vitin 2018, ku edhe do të rritet rroga e Ronaldos, prej 10 milion, në 14 milion euro në vjet.
Ronaldo në rast se e pranon ofertën, gjatë kësaj periudhe do të fitojë nga klubi rreth 60 milionë euro. Gjithashtu me fitimin e kampionateve dhe me shënimin e golave, ai do të fitojë ekstra para.
Në Spanjë gjithashtu është duke u folur se, skuadra françeze PSG kishte bërë një ofertë portugezit, prej 17 milionë eurosh në vjet.