Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HULK

Ofertë gjigante për brazilianin

REUTERS/Sergio Moraes

Ofertë gjigante për brazilianin


7 June, 2013 @10:46

Pasi dështoi transferimi i Radamel Falcaos, i cili u rrëmbye nga Monaco, drejtuesit e skuadrës londineze, Chelsea, i kanë kthyer sytë kah sulmuesi brazilian i Zenit, Hulk.

Sipas të përditshmes Daily Mirror, Chelsea për stinorin e ardshëm planifikon që nën drejtimin e Jose Mourinhos ta ketë në sulm edhe Hulk-un. Për brazilianin blutë e Londrasë kanë përgatitur një ofertë prej 35 milionë funtave.

Hulk ka qenë i kërkuar nga Chelsea edhe vitin e kaluar sa ishte pjesë e Portos, mirëpo oferta prej 50 milionë funtave nga gjiganti rus, Zenit, ishte e parefuzueshme për ekipin portugez.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League