Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Orari i ndeshjeve dhe referët në xhiron e parë për rifillimin e stinorit

Orari i ndeshjeve dhe referët në xhiron e parë për rifillimin e stinorit


4 June, 2020 @14:46

FFK ka përcaktuar orarin e ndeshjeve të xhiros së XXIII të Superligës së Kosovës në futboll, që do të jetë e para pas periudhës së vështirë të pandemisë coronavirus.

TABELA AKTUALE

Superliga nis nesër me duelin Llapi - Dukagjini, me fillim prej orës 16:00 në Zahir Pajaziti të Podujevës, ndërsa refer kryesor i takimit do të jetë Genc Nuza, me asistentët e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Në përballjet tjera orari dhe referët janë:

6 QERSHOR:

16:00 Feronikeli - Vushtrria (Mervan Bejtullahu, Alban Ejupi dhe Jakup Musolli)
16:00 Drita - Flamurtari (Selim Isufi, Driton Preniqi dhe Visar Kelmendi)

7 QERSHOR:

16:00 Gjilani - Trepça’89 (Gramos Shala, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa)
16:00 Ballkani - Drenica (Alban Shala, Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti)
18:00 Prishtina - Ferizaji (Dardan Çaka, Imran Kabashi dhe Fatmir Abrashi).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga