Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KG NJOFTON PËR ORARIN

Orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës

Orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës


31 January, 2022 @13:33

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) përmes një njoftimi ditë më parë ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të së tetës së finales së Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës do të jetë edhe aktiviteti i parë zyrtar për skuadrat që janë në pushimin dimëror, duke bërë përgatitjet secila në mënyrë të veten për të arritur ambiciet në fund të stinorit 2021/22.

Kështu, përmes një njoftimi të lëshuar në ëeb-faqen zyrtare të FFK-së, thuhet që Komisioni i Garave ka përpiluar orarin e ndeshjeve të Kupës dhe sipas ditëve, ndërsa të gjitha kanë orën e njëjtë të fillimit, 13:00. (shih tabelën mëposhtë).

Kujtojmë, në edicionin e kaluar Kupën e fitoi Llapi, duke e mposhtur Dukagjinin në finale.



ORARI I NDESHJEVE | 1/8 E FINALES:

05.02.2022 E shtunë (13:00) 2 Korriku – Ramiz Sadiku
05.02.2022 E shtunë (13:00) Gjilani – Dukagjini
05.02.2022 E shtunë (13:00) Onix – KEK-u
05.02.2022 E shtunë (13:00) Ulpiana – Arbëria
06.02.2022 E diel (13:00) Prishtina – Drenica
06.02.2022 E diel (13:00) Fushë Kosova – Drita
06.02.2022 E diel (13:00) Ballkani – Malisheva
07.02.2022 E hënë (13:00) Ferizaj – Llapi

 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës