Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRITJE HISTORIKE

Osimhen në formë, Napoli eliminon Eintrachtin bindshëm

Osimhen në formë, Napoli eliminon Eintrachtin bindshëm


15 March, 2023 @22:54

Edhe pse kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 0-2 në Gjermani, napolitanët nuk u ndalën as sonte në Diego Maradona, për t’ia shkaktuar një humbje edhe më të thellë Eintracht Frankfurtit, ashtu që të sigurojnë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm, 5-0, pasi që dueli i sontëm përfundoi Napoli 3-0 Eintracht [Osimhen 45+2, 53, Zielinski 64pen.].

Victor Osimhen @ Napoli

Amir Rrahmani ka qenë stabil në qendër të mbrojtjes dhe për 90-minuta ka kaluar pjesën defanzive me portë të paprekur, derisa ekipi i Luciano Spallettit po marshon mirë në dy frontet e vështira, kampionat e Ligë të Kampionëve. Përndryshe, me këtë kualifikim, Napoli për herë të parë në histori ka arritur në tetëshen më të mirë të Ligës së Kampionëve.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Champions League