EUROPA LEAGUE
Osmani optimist para Helsinkit
12 July, 2017 @16:31
Konferenca për shtyp para ndeshjes Shkëndija – HJK Helsinki
Trajneri Qatip Osamni në konferencën për shtyp para ndeshjës së nesërme ndaj Helsinkit në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Europa League,ka reflektuar optimizëm.
”Pas kualifikimit në këtë raund të garave të Europa League ne e shfrytëzuam këtë periudhë për tu përgatitur për ti përmisuar gabimet që patëm kundër Dacias,edhe pse ishin të pakta,por sërish kishte gabime.Në këtë raund na pret skuadra e Helsinkit e cila relaisht është ekip më kualitative se Dacia ashtu që ne maksimalisht seriozisht e presim këtë ndeshje dhe nesër do të dalim për të nxjerrë rezultat pozitiv”, ka thënë trajneri Osmani.
Ndeshja Shkëndija – HJK Helsinki do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Mladost, të Strumicës