MANCHESTER
Otamendi e De Bruyne, shumë afër
19 August, 2015 @9:07
Lideri i Premier League, Manchester City, është shumë afër të sigurojë shërbimet e dy futbollistëve, me të cilët do të përfundojë afatin kalimtar të transferimeve - si dhe do të vë kandidaturën për titull kampioni, si asnjëherë më parë.
The Mirror parashikon që qendërmbrojtësi i Valencias, Nicolas Otamendi, të bëhet lojtar i Cityt brenda 48 orëve të ardhshme, derisa për Kevin De Bruynen do të bëhet edhe pak pazar.
SHIKO TABELËN DHE NDESHJET E RADHËS NË PREMIER LEAGUE
Nëse realizohen këto transfere, shpenzimet e Cityt këtë verë do të kalojnë 150 milionë funta.