Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIDAN ALITI

Pa besuar, as s’do të udhëtonim

Fidan Aliti me numër 3, duke pritur kornerin gjatë ndeshjes Kosova-Bullgaria/ TOPSPORTI/ A. P.

Pa besuar, as s’do të udhëtonim


5 June, 2019 @14:05

Qendërmbrojtësi më stabil i përfaqësueses së Kosovës dhe futbollist i Kalmarit në Suedi, Fidan Aliti, është i bindur në rezultat ndaj Malit të Zi.

ORARI dhe TABELA

Kosova sot ka kryer stërvitjen e fundit në Prishtinë dhe në ora 14:00 ka marrë rrugë për në Podgoricë, ku do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin Pod Goricom para ndeshjes me Malin e Zi.

E Haliti është shprehur fuqishëm para ndeshjes.

“Ne tani jemi të fokusuar në ndeshjen me Malin e Zi. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv. Ndeshja në Podgoricë pa tifozë? Kam luajtur ndeshje të tilla me Skenderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë mund të jetë pozitiv sepse komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë sepse s’ka zhurmë të shikuesve dhe kur e mendojmë se luajmë si mysafirë mund të jetë pozitive për ne. Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Nëse nuk besojmë në fitore ndaj Malit të Zi ma mirë mos të udhëtojmë fare. Unë besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen,” ka thënë Aliti për faqen zyrtare të FFK-së sot.

ORARI dhe TABELA


 
Të gjitha lajmet nga