ISTOGU - RAHOVECI

Foto: FC Istogu
Pa fitues mes Istogut e Rahovecit
3 October, 2021 @17:18
Pa fitues është mbyllur dueli i sotëm mes Istogut dhe Rahovecit në Grupin A të Ligës së Parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e skuadrat shënuan secila nga një herë në pjesën e dytë.
Fillimisht, për 0-1 të mysafirëve shënoi Enis Stublla në minutën e 62’, kurse më vonë Ragip Mazrekaj i Istogut (84’) barazoi në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
TABELA AKTUALE
Ky barazim bën që këto dy skuadra momentalisht të jenë në pozitën 8, respektivisht 6 në renditje.