MIQËSORE
Pa fitues mes Shqipërisë e Bjellorusisë U21
8 June, 2018 @23:34
Pas fitores 3-2 pak ditë më parë, Shqipëria U21 sot ka luajtur 1-1 ndaj kundërshtarit të njëjtë, Bjellorusisë U21.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Bakhar në minutën e 4’, derisa barazimi i Shqipërisë erdhi në minutën e tretë të kohës shtesë nga Gentian Selmani.
Sa i përket ndeshjeve të ardhshme, djelmoshat e Shqipërisë U21 nuk kanë ndonjë miqësore të organizuar për këtë verë, derisa ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj Spanjës U21 më 6 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për grupmoshat U21.