SPURS
Kane nuk lëviz
8 June, 2018 @18:00
Harry Kane do të mbetet te Spurs!
Sulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë të re 6-vjeçare me klubin londinezo-verior, për të shuar kështu të gjithë zërat për një largim të mundshëm të tij.
Me kontratën e re, që e mban sulmuesin te Spurs deri në vitin 2024, Kane thuhet se do të përfitojë afro 200 mijë funte në javë, gati dyfish më shumë se që fitonte deri tash.
Përveç Kanet, Tottenhami ka konfirmuar që do ta vazhdojë bashkëpunimin edhe me trajnerin Pochettino, teksa kontrata të reja po përgatiten edhe për mesfushorët Eriksen e Alli.