Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Franz Beckenbauer - 1974

Fotot: GoogleImages/GettyImages/DPA

Franz Beckenbauer - 1974


Shkruan: LUAN MORINA

7 June, 2018 @16:27

Edhe titulli i dytë i Gjermanisë Perëndimore do të vinte kundër njërit nga ekipet më të mira në historinë e futbollit që s’do të fitonte asnjë titull ndërkombëtar – Holandës.

DALJA E BECKENBAUERIT

Beckenbaueri kishte nisur karrierën në Bayernin kur ishin në Regionalliga, ku në sezonin e parë kishin siguruar pjesëmarrjen në Bundesligë, të cilën do ta fitonin pesë vite më pas, 1968/69. Ndërkohë kishte fituar Kupën e Gjermanisë dhe Kupën e Kupave. Shtatëdhjetat, do të krijonin një rivalitet të Bayernit dhe Ajaxit, njëkohësisht të Beckenbauerit karshi gjeneratës më të mirë të Ajaxit ndonjëherë, të udhëhequr nga Cruyff.

Tri kampionate radhazi 1972-74, pastaj tri Kupa të Evropës radhazi, 1974-1976, menjëherë pas Ajaxit, do ta bënin Beckenbauerin legjendën që është sot.

Gjashtë vite para se të bëhej kampion i botës, Franz Beckenbauer kishte nisur të quhej ‘Kaiseri’ ose perandori. Ka ide të ndryshme për zanafillën e kësaj, por një raport i Welt am Sonttag shkruan që Beckenbauer kishte faulluar një lojtar kundërshtar në finalen e kupës së Gjermanisë në vitin 1969, dhe pasi kishte kaluar me topin në fushën kundërshtare kishte nisur të zhonglojë me top, duke irrituar tifozët kundërshtarë për nja gjysmë minute. Lojtari i rrëzuar i Schalkes kishte qenë Mbreti i Uestfalisë, siç quhej atëherë Reinhard Libuda. Sipas Welt..., mediat kishin qenë të detyruar të gjenin një emër nofkë tjetër për Beckenbauerin, dhe ‘perandori’ ishte më e përshtatshmja.

Beckenbauer

Gjermania Perëndimore ishte përzgjedhur të organizonte garën e dhjetë jubilare të Kupës së Botës, tetë vite më parë, kur ishin përzgjedhur katër edicionet e radhës. Një marrëveshje me Spanjën kishte bërë që Gjermania Perëndimore të organizonte Kupën në vitin 1974, gjersa Spanja të merrte të drejtat për vitin 1982.

Nga 96 kombëtare në kualifikime, përsëri vetëm gjashtëmbëdhjetë do të kualifikoheshin për finalet, të cilat në vend të çerekfinaleve, dy të parat nga katër grupe do t’i vendosnin në dy grupe tjera me nga katër ekipe. Fituesit e këtyre grupeve do të luanin në finale, të dytat në luftën për pozitën e tretë.

PA ANGLINË

Për herë të parë, që nga viti 1950 kur kishte nisur pjesëmarrjen në kualifikime, Anglia s’do t’ia dilte të kualifikohej. Gjermania Lindore, Australia, Haiti, dhe Zaire (Republika Demokratike e Kongos sot) do të debutonin në këtë garë. Nga këto, vetëm Gjermania Lindore të shkonte tutje, dhe atë pasi mposhtën në ndeshjen e fundit të grupit Gjermaninë Perëndimore, në duelin e vetëm ndërmjet dy Gjermanive në një Kupë të Botës.

Beckenbauer

Perëndimorët, kishin hapur Kupën e Botës me fitore minimale ndaj Kilit në Stadiumin Olimpik në Berlinin Perëndimor, ku Lindorët do të luanin baras me Kilin. Gerd Muller kishte shënuar golin e parë nga katër në këtë Kupë, në fitoren 3-0 ndaj Australisë. Fitorja ndaj Lindorëve do të dërgonte Gjermaninë Perëndimore në të njëjtin grup me Holandën, prandaj mund të dyshojmë që vendasit me qëllim kanë lëshuar këtë ndeshje, ndonëse pakënaqësia popullore ishte e madhe. Edhe ashtu, Perëndimorët nuk ishin në relacione të mira me forcat e rendit, të cilat ishin në masë të shtuar pas sulmit terrorist në Olimpiadën e Munihut, dy vite më parë.

Në grupin B, fitorja 9-0 ndaj Zaires kishte kualifikuar jugosllavët si të parët e grupit, pas barazimit pa gola me Brazilin, dhe barazimin me nga një gol me Skocinë. Jairzinho, Rivellino, e Valdomiro kishin shënuar në fitoren e Brazilit ndaj Zaires, gjersa me Skocinë kishin luajtur baras pa gola, duke lënë të qartë që nuk ishin ai Brazili i katër viteve më parë.

Beckenbauer

Ndryshe mendon Joao Havelange, i cili atë vit do të zgjidhej president i FIFA-s. Në një intervistë gati dyzet vite më pas, braziliani thotë që gjyqtarët kishin ndikuar që Anglia të fitonte Kupën në vitin 1966, e Gjermania Perëndimore në vitin 1974. Akuzon lëndimin e qëllimtë në Pelen në Angli, dhe gjyqtarët evropian në Gjermaninë Perëndimore.

HOLANDA DHE TOTAL FOOTBALL

Në rrethin e dytë të grupeve, brazilianët do të kishin punë me Holandën që kishte fituar grupin e tretë dhe Argjentinën që kishte humbur grupin e katërt nga Polonia e Latos. Cruyff shënoi dy herë, Krol e Rep nga një herë në fitoren 4-0 ndaj Argjentinës. Rivellino do të kishte gisht në fitoren e Brazilit ndaj Gjermanisë Lindore, 1-0; dhe ndaj Argjentinës 2-1, bashkë me Jairzinhon. Ndërkohë Holanda do të mposhte edhe Gjermaninë Lindore me golat e Johan Neeskens dhe Rob Rensenbrink. Neeskens bashkë me Cruyff do të eliminonin Brazilin në ndeshjen e fundit, falë stilit të futbollit që tutje do të njihej si ‘Total Football’.

Në grupin tjetër, Gjermania Perëndimore dhe Polonia mposhtën Jugosllavinë dhe Suedinë, para se në ndeshjen direkte, Gerd Muller do të shënonte golin e vetëm në stadiumin e vërshuar nga shiu të Frankfurtit. Në atë që pritej të ishte finale para finales, moti doli të ishte qejf-prishës pasi për shkak të reshurave të shumta, edhe departamenti i zjarrfikësve ishte ftuar të pastronte fushën. Grzegorz Lato me të cilin po lindte Polonia më e mirë e të gjitha kohërave në futboll, do të duhej të kënaqej me medaljen e bronztë, pasi me golin e tij të shtatë i cili, edhe i siguroi Këpucën e Artë, do të mposhte Brazilin.

Neeskens

Një proces gjithmonë nxit tjetrin. Kundër katanaços që kishte nisur të mërziste shikuesit kishte lindur Total Football. Si sistem futbolli, kjo metodë kishte nisur të përdoret moti kohë më herët, qysh para lindjes së Kupës së Botës, kur futbolli do të merrte famën nëpër Evropë dhe botë, sa me pushtimin anglez, sa me argëtimin e ushtarëve anglez të rekrutuar nëpër vise të ndryshme gjatë Luftës së Parë Botërore. Njëri nga këta trajnerë që shëtiste Evropën kishte qenë edhe John Reynolds. I lindur në Manchester, ai do të vdiste në Amsterdam, ku kishte qëndruar nga mosha 34 vjeçare, kur kishte stërvitur për herë të parë Ajaxin, 1915-1925. Të njëjtë gjë do ta bënte edhe për dy periudha me katërmbëdhjetë vite në total, 1928-1940&1945-1947. Gjatë kësaj periudhe, në mesin e shumë të stërviturve të tij ishte dhe Rinus Michels.

Me përbërësit e duhur, vjen edhe produkti i përkryer. Kështu për njëzetepesë minutat e parë të ndeshjes finale, Holanda argëtohej duke mbajtur topin karshi gjermanëve, ndaj të cilëve kishin shënuar qysh në minutën e dytë. Berti Vogts, i cili do të merrte detyrën nga Kaiseri pas Italisë, ku edhe kishte qenë asistent i kaiserit, do të ndalte Cruyff-in në mënyrë të palejuar për t’i mundësuar Neeskensit konvertimin e penalltisë.

FINALJA

Të udhëhequr nga koka e mbrojtës, Arie Haan, i cili përskaj vetes kishte Rijsbergen, me Krol e Suurbier në krahë, Holanda me total-footballin nuk linte hapësirë për të marrë frymë duke kërkuar marrjen e topit dhe detyruar kundërshtarin të luante me ritëms të njëjtë. Neeskens, Jansen, e Van Hanegem mbanin mesfushën, me Rep e Rensenbrink si krahë të Cruyffit i cili luante nëntëshen false.

Loja e hapur i shkon përshtati gjermanëve gjithmonë. Për atë kanë probleme me katanaçon dhe Italinë ndoshta. Sepp Maier qëndronte në portë, karshi Jongbloed të Holandës në anën tjetër. Breitner i cili do të konvertonte penalltinë e Perëndimorëve në minutën e njëzetepesë, luante në krahun e majtë, me Vogts në anën tjetër. Benhof, Overath dhe Uli Hoeness ruanin mesin, me Grabowski e Holzenbein në krahë të Gerd Muller i cili në finale do të shënonte golin e dytë, të fitores për gjermanët, dhe të katërmbëdhjetin në Kupat e Botës. Kaiseri ishte në qendër të mbrojtjes me Schwarznbeckun.

TRIUMFI

Gerd Muller do të pensionohej në fund të kësaj gare, pasi dy vite më parë kishte fituar kampionatin evropian, fat të cilin do e përsëriste vetëm Spanja 36/38 vite më pas. Derisa goli i tij ishte i rregullt, dyshime kishte në golin e Breitner të cilin e kishte shënuar mbrojtësi gjerman nga penalltia. Holzenbein ishte rrëzuar në zonën e holandezëve, të cilët kishin protestuar në simulim, protesta që kishin vazhduar edhe gjatë shkuarjes në zhveshtore, kur Cruyff ishte ndëshkuar me të verdhë. Për Johan Cruyff, njërën ndër figurat kryesore të kësaj Holande të pafat, kjo do të ishte ndeshja e fundit në Kupën e Botës të vetme që kishte luajtur. Njëri ndër lojtarët më të mirë të shekullit bashkë Maradonën, Pelen, Beckenbauerin, e Di Stefanon, do të mungonte nga Kupa e Botës katër vite më vonë për arsye misterioze!


KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Franz Beckenbauer - 1990

Russia 2018/International/Analiza

Franz Beckenbauer - 1990

07/06/18 @ 16:10

FIFA RANKING - JUNE 2018

2 humbje, 2 pozita mëposhtë

Liga e Kombeve/Shqipëria

2 humbje, 2 pozita mëposhtë

07/06/18 @ 15:59

FIFA RANKING - JUNE 2018

Ngritje rekorde e Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova/International

Ngritje rekorde e Kosovës

07/06/18 @ 15:41

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Bobby Moore

Russia 2018/International/Analiza

Bobby Moore

06/06/18 @ 20:00

KROACI

Ish kreu i Dinamos dënohet me burg

International

Ish kreu i Dinamos dënohet me burg

06/06/18 @ 17:01

BETIM HAXHIMUSA

Zyrtarizojnë sulmuesin nga rivali i përbetuar

FFK Superliga/Transfere

Zyrtarizojnë sulmuesin nga rivali i përbetuar

06/06/18 @ 16:31

MANCHESTER UNITED

United zyrtarizon Dalotin

Premier League/Transfere

United zyrtarizon Dalotin

06/06/18 @ 15:57

FINANCAT

Përfitimet në Europa League

FFK Superliga/Europa League/International

Përfitimet në Europa League

06/06/18 @ 15:54

MONEY MONEY MONEY

Përfitimet në Ligë të Kampionëve 18/19

FFK Superliga/Champions League/International

Përfitimet në Ligë të Kampionëve 18/19

06/06/18 @ 14:34

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 3.0 - 1970

Russia 2018/International/Analiza

Pele 3.0 - 1970

06/06/18 @ 09:00

LARGOHET

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

Russia 2018/Serie A

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

14/05/19 @ 11:16

NGRITEN

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

Russia 2018/International

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

15/03/19 @ 20:46

CLUB BENEFIT PROGRAM

Sa fituan klubet nga Botërori?

Russia 2018/Premier League/Ligue 1/La Liga/International

Sa fituan klubet nga Botërori?

04/12/18 @ 15:32

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Liga e Kombeve/Russia 2018/Serie A/International

Pensionohet edhe Mandzukic

14/08/18 @ 18:35

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

Russia 2018/International/Analiza

Botërori dhe vendi ynë

22/07/18 @ 11:02

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Liga e Kombeve/Russia 2018/Kosova/International

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

18/07/18 @ 18:21

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Russia 2018/International/Analiza

Kampionët e Botës

16/07/18 @ 23:09

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Russia 2018/International

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

15/07/18 @ 22:38

RUSSIA 2018 AWARDS

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

Russia 2018

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

15/07/18 @ 21:56

RUSSIA 2018 AWARDS

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

Russia 2018/International

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

15/07/18 @ 21:50


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018