MONEY MONEY MONEY
Përfitimet në Ligë të Kampionëve 18/19
Shkruan: LUAN MORINA
6 June, 2018 @14:34
Si ndahen mjetet financiare për stinorin 2018/19 në Ligë të Kampionëve. Kush sa fiton dhe ku do të mund të shkonte përfitimi ideal për një ekip?
Të gjitha, mëposhtë - në shqip, vetëm në Borozani.com.
1.95 miliardë euro do t’i ndajë UEFA nisur nga sezoni i ardhshëm për pjesëmarrësit në Ligën e Kampionëve
Prej këtyre:
- 25% - 488 milionë do të ndahen për pjesëmarrje,
- 30% - 585 milionë do të ndahen për rezultatet,
- 30% - 585 milionë do të ndahen në bazë të renditjes dhjetëvjeçare të UEFA-s,
- 15% - 292 milionë do të ndahen në bazë të tregut nga i cili vijnë të hyrat e UEFA-s.
Për secilën nga 32 ekipet pjesëmarrëse janë rezervuar 15.25 milionë euro.
Çdo fitore shpërblehet me 2.7 milionë euro, barazimi u sjell të dyjave nga 900 mijë euro. Pjesa tjetër nga barazimi, 900 mijë euro tjera do të shpërndahen për pjesëmarrësit tjerë në fazën e grupeve.
Kualifikimi në fazën e dytë marrin:
- Kualifikimi në fazën e dytë, 1/8 e finales – 9.5 milionë euro për klub,
- Kualifikimi në çerekfinale – 10.5 milionë,
- Kualifikimi në gjysmëfinale – 12 milionë,
- Kualifikimi në finale – 15 milionë,
- Fituesi i Ligës së Kampionëve merr 4 milionë shtesë,
- Kualifikuesit për Superkupën e Evropës marrin nga 3.5 milionë euro shtesë, derisa 1 milion shtesë shkon për fituesin e SuperKupës së Evropës.
Sipas koeficientit historik, ekipi më i suksesshëm nga ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve merr 35.5 milionë euro. I dyti merr 34.3 milion euro, dhe tjerat pasojnë duke marr nga 1.1 milion euro më pak, deri tek pozita e fundit, e 32të, i cili ekip merr 1.1 milion euro.
Pjesa e fundit që ndahet në bazë të market-pool, u ndahet federatave sipas kontributit që kanë pasur në blerjen e të drejtave televizive. Federatat që kanë nga katër ekipe, paratë që u takojnë i marrin duke i ndarë: 40% për kampionin, 30% i dyti në ligë, 20% i treti, dhe 10% i katërti. Kjo duhet të ‘ngrohë’ luftën edhe brenda ligave ku katër të parat, apo edhe dy të parat kanë epërsi ndaj tjerave. Federatat me tri ekipe ndajnë – 45%/35%/20%; federatat me dy ekipe ndajnë 55%-45%, dhe ato që kanë vetëm një ekip 100%.
Veç pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, ekipit kosovar, Dritës së Gjilanit këtë vit do t’i sillte 16.35 milionë euro.