SAMUEL NIKAJ TE VUSHTRRIA
Vushtrria gjen zëvendësimin e Sadriut
6 June, 2018 @10:45
Ditë më parë, trajneri i deritashëm i Vushtrrisë, Isa Sadriu, ishte larguar nga posti i trajnerit, derisa zëvendësimi i tij është gjetur menjëherë.
Samuel Nikaj do të jetë në krye të Vushtrrisë në stinorin 2018/19.
Nikaj, ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës dy stinorë më parë, ku e kishte dërguar skuadrën në Superligë, derisa ka drejtuar skuadrat si: Kastrioti (Krujë), Vllaznia (Shkodër) dhe Besëlidhja (Lezhë).
Me këtë Nikaj kthehet në Ligë të Parë të Kosovës, për ta rikthyer Vushtrrinë në Superligë. Vushtrria këtë stinor ishte shumë afër Superligës, pasi që arriti deri në barazh, ku pas penalltive u mposht nga Flamurtari i Prishtinës, që pas penalltive siguroi mbijetesën në Superligë, nën drejtimin e trajnerit Gajur Rexhepi.