THE SUN
Hazard dhe De Gea, arsyeja e largimit të Zidanit
4 June, 2018 @22:23
Një shkrim i botuar në britaniken The Sun pohon se një natë para vendimit për dorëheqje, Zinedine Zidane, ka pasur një mosmarrëveshje për planet e transfereve verore te Real Madrid.
Lojtari i vetëm që e ka kërkuar Zidane ka qenë belgu i Chelseat, Eden Hazard, të cilin nuk e ka dashur kryetari i Real Madridit Florentino Perez.
Ndërsa në anën tjetër, Perez ka kërkuar me çdo kusht blerjen e David De Geas nga Manchester United, derisa Zidane ka qenë i kënaqur me Keylor Navasin.
Debati mes Zidanit dhe Perezit ka vazhduar për lojtarët në fjalë, derisa në një moment Zidane ka thënë: Në rregull, unë shkova. Kujdesuni Ju për ekipin.
“Fitorja e tre titujve të Ligës së Kampionëve ndoshta i ka dhënë krahë Zidanit për përzierje në politikën e transfereve të Realit, mirëpo në anën tjetër Perez dihet si njeri që i ka krijuar galacticosët nga mandati i tij i parë dhe përzierjen në transfere të të mëdhenjëve nuk e diskuton,” ka përfunduar shkrimi i The Sun.