TAHIR BATATINA
Largohet pas 5 vitesh
3 June, 2018 @19:22
Trajneri i deritashëm i Llapit, Tahir Batatina, nuk do të jetë në krye të skuadrës në stinorin e ardhshëm.
Batatina, qëndroi 5 vite në krye të skuadrës nga Podujeva, derisa do të vazhdojë të jetë pjesë e Llapit, por me detyrë si drejtor sportiv.
Llapi stinorin e kaluar e përfundoi në pozitën e tretë, derisa stinorit 2018/19, ia nisi me dy transferime duke shtuar në skuadër Bledar Hajdinin dhe Fiton Hajdarin.