TRANSFER
Ballkani përforcohet me mbrojtësin e Vëllaznimit
3 June, 2018 @9:50
Me t’u ngjitur në Superligë, skuadra e Ballkanit ka filluar transferimet.
Pas Leart Eminit, përforcimi i dytë i suharekasve është Besnik Krasniqi, që sezonin që lamë pas e kaloi te Vëllaznimi, skuadër që sezonin tjetër do të garojë në Ligën e Parë.
Krasniqi luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe ka përvojë në shumë skuadra të Superligës së Kosovës, gjë që pritet ta ndihmojë Ballkanin në elitën e futbollit kosovar.