S'NDALEN
Prishtina merr edhe Mustafën
FotoIn: prishtinafc.com
1 June, 2018 @11:32
Fituesi i Kupës së Kosovës dhe nënkampioni i Kosovës, Prishtina, nuk po ndalet së përforcuari.
Sot, ekipi bardhekaltër ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Trepçës’89 Argjend Mustafa.
Mustafa 24 vjeç i lindur në Mushtisht të Suharekës ka qenë lojtar i Ballkanit, Ramiz Sadikut, Trepçës dhe së fundi ‘89shit. Ai te Trepça’89 është huazuar nga Skënderbeu i Korçës.
“Prishtinën e shoh si pretendent kryesor për titull kampioni dhe së bashku besoj se do t’ia arrijmë qëllimit,” ka thënë Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Mustafa është përforcimi i pestë i Prishtinës pas Meriton Korenicës, Armend Thaqit, Leotrim Bekteshit dhe Ahmet Halitit, ndërsa ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ekipin që aktualisht drejtohet nga Mirel Josa dhe do të merr pjesë në kualifikime për Europa Ligë.