ANULOHET KOSOVA-IRANI
Kosova s’luan ndaj Iranit
31 May, 2018 @15:07
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nuk do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore, pas fitores ndaj Shqipërisë.
FFK ishte në bisedime me Federatën e futbollit të Iranit për një miqësore në Stamboll, më 2 qershor 2018.
Miqësorja është anuluar pasi që Kosova nuk ka pranuar të luajë ndeshjen pa praninë e tifozëve në Stamboll.
Irani kishte ardhur si opcion i mundshëm për Kosovën, pasi që Bregu i Fildishtë kishte anuluar miqësoren për këtë datë.
Opcionet tjera përveç Iranit kanë qenë Molldavia dhe Kongo. Por, FFK ka arsyetuar mosaranzhimin e ndeshjes përkundër opcionit, për shkak se iranianët kishin kërkuar që loja të luhet pa shikues.