MEVLAN ZEKA
Edhe një lojtar largohet nga Liria
30 May, 2018 @16:25
Pas Meriton Korenicës, që nënshkroi për Prishtinën zyrtarisht sot, edhe një sulmues i ekipit bardhekaltër është larguar nga klubi.
Fjala është për sulmuesin gjakovar, Mevlan Zeka, që pas stinorit të kaluar në Prizren, ka nënshkruar me Feronikelin.
Ai është prezentuar sot si lojtar i ri i ekipit nga Drenasi, që drejtohet nga Sulejman Starova.
Zeka në stinorin e fundit ka shënuar tre gola për Lirinë.