CHRISTIAN PANUCCI
Më e shëmtuara, të humbësh pa luftuar
29 May, 2018 @22:55
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka marrë përsipër fajin për lojën e dobët të kuqezinjëve sonte.
“Më e shëmtuar nga gjithçka për një trajner është fakti që e sheh skuadrën pa luftuar. Mund të fitosh e të humbësh, por gjithmonë duke luftuar,” ka thënë Panucci në fillim të konferecës për shtyp pas ndeshjes.
Ai është ndarë i zhgenjyer nga lojtarët, por ka marrë përsipër fajin për këtë.
“Faji është tërësisht i imi. Futbolli është profesion, duhet respektuar, fanella është krenari. Sot nuk e respektuam veten. Por lini lojtarët rehat, faji është imi,” ka shtuar Panucci.
Në fund, ai ka komplimentuar Kosovën për paraqitjen e saj, duke e quajtur lojën e Kosovës kështu…
“Kosova dukej sot si Brazili. E thjesht ishte fitorja e tyre ndaj nesh.”