BARDHEKALTËRIT
Prishtina zyrtarizon dy mbrojtësit e Gjilanit
31 May, 2018 @14:16
Tashmë është zyrtare. Fituesja e Kupës dhe nënkampionia e Kosovës, Prishtina, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje dhe ka nënshkruar kontratë me dy mbrojtësit e dalluar të Gjilanit, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.
Thaqi, 25 vjeç, që ka pasur paraqitje edhe në reprezentacionin e Kosovës, njihet për shpejtësinë, krosimet dhe pritet t’i ndihmojë mjaft bardhekaltërve në gara evropiane gjatë kësaj vere.
Bekteshi, 26 vjeç, në anën tjetër, njihet si luftarak dhe njihet si futbollist që s’lëshon pe në mbrojtje.
Bekteshi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Prishtinën, njejtë si edhe Thaqi.
HISTORIA E SHKURTËR E LOJTARËVE
Thaqi i lindur më 10 tetor të vitit 1992 në Komunë të Obiliqit, në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Gjilanit.
Para saj, ai ka djersitur fanellën e KEK-ut, Hajvalisë dhe Prishtinës, ku është rikthyer me sot. Thaqi ka shënuar 5 gola për Gjilanin në stinorin e posapërfunduar të Superligës, duke qenë mbrojtës i krahut. Ndërsa asistimet e tij janë mbi 10 këtë stinor, vetëm në Superligë.
Bekteshi, i lindur më 21 prill 1992, është i lindur në Gjermani, ndërsa me banim është në Mitrovicë. Para Gjilanit, ai ka qenë pjesë e Besës.