PAS ZEKËS
Edhe Magani te Feronikeli
31 May, 2018 @14:40
Sulmuesi më i mirë i Lirisë në stinorin 2017/18, Artur Magani, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit nga Drenasi, Feronikeli.
Njoftimin e ka bërë pak më parë të ditur skuadra e Feronikelit, ndërsa Magani përveç Lirisë ka qenë më parë edhe pjesë e Shkumbinit, Kamzës dhe Teutës.
Magani ka përfunduar stinorin e tij të parë në Superligë të Kosovës në vend të tretë të golashënuesve, duke shënuar 14 herë në portat kundërshtare.
Ai është lojtari i dytë i Lirisë që është larguar në drejtim të Feronikelit, pas Mevlan Zekës, me të përfunduar stinori 2017/18.