ISH-FUTBOLLISTI
Muhamet Dragusha në Vushtrri
31 May, 2018 @17:42
Njëri ndër ish lojtarët e njohur të dekadës së kaluar në Superligë, Muhamet Dragusha, që tash punon si trajner me të rinjtë, ëshë angazhuar së fundi në ekipin e Ligës së Parë, Vushtrria.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare të ekipit të Vushtrrisë në Facebook, Dragusha është emëruar si drejtor i ri sportiv i ekipit dhe pritet të sjellë frymë të re në skuadër që për pak dështoi të arrijë Superligën 2018/19, pasi që u mposht në barazh nga Flamurtari, pas penalltive.