23-shja e ZVICRËS
Zvicra me 4 shqiptarë, Mehmedi mbetet jashtë
4 June, 2018 @16:23
Përfaqësuesja e Zvicrës do të udhëtojë për në Rusi me 4 futbollistë me origjinë shqiptare.
Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemajli do të jenë në dispozicion të selektorit Vladimir Petkovic.
Petkovic në ndërkohë nuk ka përfshirë në listën përfundimtare sulmuesin Admir Mehmedi me arsyetimin se lëndimi i tij i mëparshëm i ka penguar atij që të jetë në kondicion të plotë gjatë përgatitjeve për në Botëror.
PORTIERË: Burki, Mvogo dhe Sommer.
MBROJTËS: Akanji, Djourou, Elvedi, Lang, Moubanje, Rodriguez, Schar, Lichtsteiner.
MES DHE SULM: Behrami, Drmic, Dzemaili, Embolo, Fernandes, Freuler, Gravranovic, Seferovic, Shaqiri, Xhaka, Zakaria dhe Zuber.