VENDIMI I UEFAs

Pep suspendohet për 2 ndeshje në Champions
4 June, 2018 @19:34
Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, është suspenduar për dy ndeshje në Ligën e Kampionëve, gjatë edicionit të ardhshëm, 2018/19, ka bërë të ditur UEFA sot.
Suspendimi i Guardiolës ka ardhur si rezultat i dënimit të tij me përjashtim nga banka, në përballje ndaj Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve 2017/18, kur iu ankua referit në vendim, më 10 prill 2018.