ZYRTARE

Foto: Arsenal FC
Zyrtarizohet transferimi i parë i Unai Emery
5 June, 2018 @16:57
Ashtu siç edhe pritej, ashtu edhe ndodhi.
Stephan Lichtsteiner është zyrtarisht lojtar i Arsenalit.
Zvicrani transferimin e tij e kompletoi sot, ndërsa për të Arsenali nuk pagoi asgjë, pasi që kontrata e tij me Juventusin përfundon këtë verë dhe ai është lojtar i lirë.
Te Arsenali Lichtsteiner do ta bartë fanellën me numrin 12, ndërsa 34-vjeçari në fjalë do të mbetet në histori si transferimi i parë i epokës “post-Wenger” te Arsenali.