SHQIP NË BOTË

Ismet Sinani vazhdon me Milanin
5 June, 2018 @17:45
Ismet Sinani do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit!
Sulmuesi kosovar, që ka kaluar nga skuadrat zinxhirë të klubit rossoner, sot ka nënshkruar kontratë të re me klubin në fjalë, kontratë e cila e mban atë te ky klub të paktën deri në vitin 2021.
Siç dihet, Sinani kohë më parë e ka zgjedhur Kosovën si përfaqësuesen e tij, ndërsa në muajt e parë të këtij viti ka luajtur me grupmoshat e Kosovës U19 në kualifikimet për kampionatin evropian.