Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 1958

Foto: wikimedia

Pele 1958


Shkruan: LUAN MORINA

5 June, 2018 @17:37

Në dhjetë edicionet e fundit të Kupës së Botës, vetëm një futbollist ka arritur të shënoj më shumë se gjysma e rekordit të Just Fontaine nga Suedia 1958. Ronaldo, në vitin 2002 kishte shënuar tetë gola, që janë pesë më pak se trembëdhjetë golat të cilët francezi Just Fontaine kishte shënuar në Kupën e Botës në Suedi në vitin 1958.

GOLEADORI JUST FONTAINE

Katër nga këta gola kishin ardhur në betejën për pozitën e tretë me Gjermaninë Perëndimore. Fontaine sikur Gerd Muller ishte i lindur për të dominuar zonën e rreptësisë. I lindur në Marakesh që atëbotë ishte pjesë e Marokut francez, Fontaine pas Cassablancas ishte transferuar në Nice, dhe pastaj në Reims për të zëvendësuar fituesin e Topit të Artë të parë, Raymond Koppan, i cili kishte lëvizur drejt Realit të Madridit.

Për më shumë se katër vite para Kupës së Botës ai kishte shënuar vetëm një gol për Francën. Një formë krejt tjetër kishte me Reims të cilët atë vit kishin fituar Ligën e Francës, me suksesin evropian të mbaruar gati një dekadë më parë. Fontaine kishte shënuar 39 gola në 32 ndeshje për Stade de Reims para se të udhëtonte për në Suedi.

RADHITJA E GOLAVE

Në ‘Idrottsparken’, aty ku vitin e kaluar FC Prishtina ishte mposhtur 0-5 në debutimin evropian, Fontaine kishte gjetur rrjetën tre herë në fitoren 7-3 ndaj Paraguait. Dy herë kishte shënuar në humbjen kundër Jugosllavisë, 2-3. Derisa ndeshjet në grupe i kishte përfunduar me golin e dytë të shënuar karshi Skocisë në Orebro.

Goli i shtatë dhe i tetë kishin ardhur në çerekfinale kundër debutuesve në Kupën e Botës, Irlandës Veriore, të cilët ishin mposhtur nga Franca me rezultat 4-0. Katër golat ndaj Gjermanisë Perëndimore në fitoren 6-3 për medaljen e bronztë, kishin afruar Fontaine tek një rekord që ndoshta kurrë s’do të thyhet – 13 gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës. Para kësaj katërsheje, në Rasunda të Stokholmit, Fontaine kishte shënuar golin e barazimit 1-1, në humbjen 2-5 nga Brazili i Peles.

SINJALI NDËRKOMBËTAR

Kupa e gjashtë e Botës në futboll, e organizuar në Suedi nga data 8 deri më 29 qershor, ishte e para që transmetohej me sinjal ndërkombëtar anembanë globit. Dhe kjo risi teknologjike kishte ardhur në kohën më të mirë të mundshme, atëherë kur po lindte njëri nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit.

I lindur në një lagje të varfër, Edson Arantes do Nascimento Pele ende nuk kishte hyrë në moshë madhore atë verë kur nisi të magjepste botën e futbollit me prekjen, teknikën, dhe talentin e tij.

Talent që do të merrte flakën tetë vite më parë, kur Brazili mposhtej në finalen e Kupës së Botës si vendas, nga Uruguai. Sipas gojëdhënave, Pele i kishte premtuar të atit të tij të pikëlluar pas finales së humbur që do t’i sillte titullin aq të dëshiruar për Brazilin.

LINDJA E LEGJENDËS

Tetë vite më vonë, Pele në finale do të shënonte dy gola, përfshirë golin e tretë të Brazilit që do të ngrite epërsinë në dy gola, duke fundosur pothuajse Suedinë. Një ndalim i lehtë me gjoks, prekje me kofshë, kalim mbi kokë, dhe një gjuajtje mjeshtërore në këndin e pambrojtur nga Kalle Svensson, do të sillnin titullin e parë për Brazilin në serinë që do t’i bënte ata forcë dominuese në futbollin botëror.

Brasil vs Sweden 1958

Pele kishte shënuar edhe golin e fundit të ndeshjes, duke iu përgjigjur Simonssonit, i cili dhjetë minuta para fundit kishte ngushtuar epërsinë e brazilianëve në 2-4. Zagallo kishte shënuar ndërmjet dy golave të Peles, derisa Vava kishte shënuar dy herë në pjesën e parë të lojës. Serinë e golave e kishte hapur legjenda e futbollit suedez, veterani Nils Liedholm që vinte në këtë garë si 35 vjeçar me nëntë gola të shënuar për Milanin atë sezon.

ÇELIKU SUEDEZ

Për t’u mbrojtur nga Liedholm në anën e majtë, dhe Kurt Hamrin në anën e djathtë, i cili vinte pas një sezoni me Padovën ku kishte shënuar njëzet gola, trajneri brazilian, Vicente Feola kishte bërë një zëvendësim vendimtar duke futur Djalma Santos-in i cili kishte përvojën e katër viteve më parë, në vend të Sordi. Bashkë me Nilton Santos, Djalma kishte arritur të ndalonte golashënuesin e dytë më të mirë në histori të Fiorentinës me 152 gola, Hamrin-in si dhe qendërsulmuesin suedez Lennart Skoglund.

Ishte kjo finalja e parë dhe e vetme që një ekip jug-amerikan fitonte në Evropë, derisa Pele do të bëhej njëri nga dy futbollistët e vetëm që do të shënonte në katër Kupa të Botës, njëkohësisht me gjermanin Uwe Seeler. E pos titullit të parë, Brazili dhe Anglia u përkujdesën që ndeshja e tyre të përfundonte pa gola, duke u bërë ndeshja e parë në një Kupë të Bote që përfundonte pa gola. Anglia ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni, bashkë me Skocinë, Uellsin dhe Irlandën Veriore, duke shënjuar të vetmen herë që të katër përfaqësueset e Mbretërisë së Bashkuar të ishin pjesëmarrëse në një edicion të Kupës së Botës.

DREJT FINALES

Pas Anglisë, Brazili rrugës për tek titulli në çerekfinale kishte mposhtur Uellsin, në atë që ishte ndoshta ndeshja më e zorshme për Pelen dhe shoqërinë. E Pele ishte në shoqëri që ende vazhdon të përmendet. Pos Zagallos që kishte shënuar në finale, në ekip ishte edhe i mahnitshmi Garrincha, i cili është njëri ndër dribluesit më të mirë që kanë parë sytë e një tifozi të futbollit.

Brasil vs USSR

Para dy golave në finale, Pele kishte shënuar edhe katër gola në Suedi. Së pari kishte mënjanuar Uellsin, në atë që nga shumë veta konsiderohet si loja më e bukur e Kupës. Në mungesë të sulmuesit kryesor John Charles, uellsianët ishin mbrojtur për pjesën më të madhe të ndeshjes duke pësuar vetëm në minutën e 66të, dhe atë me golin e shënuar nga Pele. Gjermania Perëndimore do të mposhte Jugosllavinë me një gol të Helmut Rahn, në atë që pleqtë tanë e konsideronin si ndeshje të shitur të Titos, e Suedia me golat e Hamrin e Simonsson do të linte jashtë garës Bashkimin Sovjetik të cilët po debutonin në Kupën e Botës, e në ndeshjen e grupeve kishin pritur debutimin e Garrinchës dhe Peles i cili kishte munguar në dy ndeshjet e para për shkak të lëndimit.

PËRJETIMI

Debutues në këtë Kupë ishin edhe Skocia me Irlandën e Veriore, derisa mungonin Italia, Spanja, dhe Uruguai. Gjysmëfinalja tjetër kishte sjell fitoren e Suedisë ndaj Gjermanisë Perëndimore, një sukses që suedezët s’do ta përsërisnin kurrë, ndonëse do të plasoheshin në gjysmëfinale 36 vite më vonë pas shfaqjes së Brohlin e Dahlin në skenë, në SHBA. Atëherë kur Brazili do të fitonte titullin e katërt - të parin pa Pele, duke mënjanuar Suedinë, por kësaj radhe në gjysmëfinale.


ZYRTARE

United zyrtarizon transferimin e parë veror

Premier League/International/Transfere

United zyrtarizon transferimin e parë veror

05/06/18 @ 17:06

ZYRTARE

Zyrtarizohet transferimi i parë i Unai Emery

Premier League/Serie A/Transfere

Zyrtarizohet transferimi i parë i Unai Emery

05/06/18 @ 16:57

MIQËSORET E ITALISË

Mancini, 3 miqësore - 3 rezultate të ndryshme

Liga e Kombeve/International

Mancini, 3 miqësore - 3 rezultate të ndryshme

05/06/18 @ 08:09

THE SUN

Hazard dhe De Gea, arsyeja e largimit të Zidanit

La Liga/Transfere

Hazard dhe De Gea, arsyeja e largimit të Zidanit

04/06/18 @ 22:23

VENDIMI I UEFAs

Pep suspendohet për 2 ndeshje në Champions

Champions League

Pep suspendohet për 2 ndeshje në Champions

04/06/18 @ 19:34

23-shja e ZVICRËS

Zvicra me 4 shqiptarë, Mehmedi mbetet jashtë

Russia 2018/International/Sportistë shqiptarë në botë

Zvicra me 4 shqiptarë, Mehmedi mbetet jashtë

04/06/18 @ 16:23

GJERMANIA NË BOTËROR

Nuk ka vend për Sanen në Botëror

Russia 2018/International

Nuk ka vend për Sanen në Botëror

04/06/18 @ 12:53

BELGJIKA

Januzaj në listën zyrtare për Botëror

Russia 2018/International/Sportistë shqiptarë në botë

Januzaj në listën zyrtare për Botëror

04/06/18 @ 12:04

TRAJNERI I DERITASHËM I LIRISË

Shkëmbi zyrtarizohet në Superiore

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Shkëmbi zyrtarizohet në Superiore

04/06/18 @ 11:44

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Ronaldo

Russia 2018/Analiza

Ronaldo

03/06/18 @ 22:30

LARGOHET

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

Russia 2018/Serie A

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

14/05/19 @ 11:16

NGRITEN

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

Russia 2018/International

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

15/03/19 @ 20:46

CLUB BENEFIT PROGRAM

Sa fituan klubet nga Botërori?

Russia 2018/Premier League/Ligue 1/La Liga/International

Sa fituan klubet nga Botërori?

04/12/18 @ 15:32

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Liga e Kombeve/Russia 2018/Serie A/International

Pensionohet edhe Mandzukic

14/08/18 @ 18:35

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

Russia 2018/International/Analiza

Botërori dhe vendi ynë

22/07/18 @ 11:02

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Liga e Kombeve/Russia 2018/Kosova/International

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

18/07/18 @ 18:21

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Russia 2018/International/Analiza

Kampionët e Botës

16/07/18 @ 23:09

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Russia 2018/International

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

15/07/18 @ 22:38

RUSSIA 2018 AWARDS

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

Russia 2018

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

15/07/18 @ 21:56

RUSSIA 2018 AWARDS

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

Russia 2018/International

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

15/07/18 @ 21:50


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018