TRANSFERE
Edhe dy përforcime nga Llapi
5 June, 2018 @20:33
Albi Çekiçi dhe Ilir Syla janë emrat e dy përforcimeve më të reja të Llapit.
Me Sylën që është emër i njohur i futbollit kosovar, Çekiçi në anën tjetër vjen nga Shqipëria, ku luan si sulmues, ndërsa së fundi ishte pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Sezonin që lamë pas lojtari në fjalë shënoi 14 gola në 19 takime të zhvilluara.
Çekiçi, 25-vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtur te Pogradeci dhe te Kamza, ndërsa sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Llapit në Superligën e Kosovës në futboll.
Përveç Çekiçit, Llapi sot zyrtarizoi edhe ardhjen e Ilir Sylës, mbrojtësit që te Llapi transferohet nga Vëllaznimi, derisa para Çekiçit e Sylës, skuadra llapjane këtë afat kalimtar ka transferuar edhe Bledar Hajdinin e Fiton Hajdarin.