KROACI
Ish kreu i Dinamos dënohet me burg
6 June, 2018 @17:01
Njeriu që konsiderohet si më i fuqishmi në futbollin e Kroacisë, Zdravko Mamic, është dënuar me 6.5 vjet burg për shkak të korrupcionit, bëjnë të ditur mediat sot.
BBC, por edhe Jutarnji List, kanë raportuar për ngjarjen, ku Mamic është gjetur fajtor për shmangien e miliona eurove në tarifat e transferimit të futbollistëve, kur ishte ekzekutiv te Dinamoja e Zagrebit.
Në naëtn e verdiktit, ai kaloi kufirin dhe u nis për Bosnje e Hercegovinë, raporton BBC.
15.7 milionë euro përfitime, në dëm klubit të futbollit dhe 12.2 milionë euro tatim - janë shifrat që përfliten të jenë manipuluar nga Mamic, që ka të drejtë ankese për Vendimin e gjykatës.