KAMPIONI TRANSFERON
Drita kthen Shalën në Kosovë
7 June, 2018 @17:05
Në dy vitet e fundit ishte duke luajtur si mbrojtës i Laçit në Kategorinë Superiore, me të cilët këtë stinor siguroi pjesëmarrjen në gara evropiane.
Tash, 26 vjeçari Arbër Shala, është anëtar i ri i Dritës së Gjilanit që si kampione e Kosovës ka siguruar pjesëmarrje në parakualifikime për Ligë të Kampionëve.
Drita ka bërë të ditur se zyrtarisht ka nënshkruar kontratë dy vjeçe me lojtarin në fjalë dhe tashmë ai do t’i ndihmojë ekipit bardhekaltër në debutimin e tyre në garat evropiane. Shala 26 vjeç (23 dhjetor 1991) luan si mbrojtës i krahut.