PËRFORCIMI I RADHËS
Ardian Hoti te Llapi
7 June, 2018 @17:16
I shpallur kampion në Ligë të Parë me KEK-un 2017/18 dhe siguroi Superligën. Ai do të luajë përsëri në Superligë, por me fanellë tjetër.
Qendërmbrojtësi i deritashëm i KEK-ut, Ardian Hoti ka ndërruar ambient duke u zyrtarizuar sot si lojtar i Llapit të Podujevës.
Sipas njoftimit të botuar në faqen zyrtare të Llapit në facebook, Hoti ka nënshkruar kontratë 3 vjeçe me klubin bardhekaltër dhe me këtë rast është prezentuar në ambientet e klubit.
Hoti 22 vjeç, i lindur më 14 shtator 1996 në Prishtinë, ka kaluar nëpër shkollat e Prishtinës dhe Besëlidhjes në grupmoshat e reja, ndërsa si senior para se të bëhet pjesë e KEK-ut, ka luajtur për 2 Korrikun.