Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMIRATES

Pa fitues në Emirates

Pa fitues në Emirates


27 September, 2014 @20:30

Dy skuadra nga kryeqyteti anglez, Arsenal dhe Tottenham, janë ndarë në ‘paqe’ në përballjen ndërmjet tyre, që u zhvillua në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier League.

Mesfushori belg i Tottenhamit, Nacer Chadli, shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 56’ të ndeshjes, duke lënë në heshtje tribunat e mbushur përplotë në Emirates Stadium.

Megjithatë heshtja u shndërrua në gëzim në minutën 74’, kur Ox Chamberlain shënoi golin e barazimit.

Arsenali me këtë barazim është bërë skuadra e dytë në Premier League me më së shumti barazime pas Sunderlandit që ka gjithsej 5 barazime nga 6 ndeshje të zhvilluara.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga